Shpërthen Eneida Tarifa: Disa këngëtare mund të ishin pornostare

Showbiz

eneda-tarifa2015E ftuara e radhës në emisionin “Thumb”, në rubrikën e intervistës, ka qenë këngëtarja Eneda Tarifa. Prej dy javësh, Eneda nuk është më prezantuese e spektaklit të humorit “Portokalli”. Këngëtarja ka rrëfyer se tashmë po i përkushtohet më shumë muzikës. E pyetur nga dy gazetaret, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu, nëse i vjen keq kur shikon që nuk ka një lloj filtri në botën e muzikës dhe në televizionet muzikore, Eneda është shprehur se nuk i vjen keq fare pasi ne e meritojmë këtë gjendje.

“Nuk kemi kritikë të mjaftueshme në art. Ne kemi frikë të flasim, të shajmë. Edhe kur kritikohemi na vjen keq, edhe kur kritikojmë. Shqipëria është e vogël, këta njerëz i ke gjithandej dhe mund të të prishin punë se ne jemi hakmarrës. E gjitha kjo shkon në një vorbull që nuk e ndalon dot.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hierarkitë jashtë njihen të gjitha. Nëse thua shtëpi diskografike, nënkupton profesionistë. Aty brenda duhet t’i kesh të gjitha, moshën, talentin, bukurinë, pastaj lançohesh në art. Këtu, nëse të shkrepet të bëhesh këngëtare, bëhesh. Disa mund të ishin shumë mirë si aktore seksi apo sensuale. Njerëzve nuk u vë dot korniza, por duhet të ketë disa kritere artistike”,­ është shprehur këngëtarja. /blitz

ME TE LEXUARAT