Tiranë/ I zuri rrugën, shoferi zbret nga makina dhe e gjuan me armë

1470785813policia-natenNjë 50-vjecar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka tentuar të vrasë një kalimtar.
Sipas burimeve, shtetasi Barjam Islami banues në Tiranë, ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur shtetasi M.P. i ka dalë para në rrugën “Jordan Misja”.

Shoferi më pas ka zbritur nga makina dhe ka sharë kalimtarin, i cili po kalonte rrugën.
Menjëherë është njoftuar policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke arrestuar 50-vjecarin.
Burime bëjnë me dije se pasi e ka ofenduar edhe kalimtari i është përgjigjur duke sjellë një konflikt fizik mes dy personave.

Madje shoferi 50-vjecar ka qëlluar me armë në drejtim të kalimtarit, por për fat plumbi nuk e ka kapur./LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...