Shoferi me “Range Rover” përplas për vdekje kalimtarin në aksin Lushnjë-Rrogozhinë

aksident-tr-drNjë aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në aksin Lushnjë-Rrogozhinë.
Kalimtari 74-vjeçar me inicialet N.F, banues në lagjen “Loni Dhamo” ka ndërruar jetë pas përplasjes nga një makinë. Viktima u përplas nga mjeti tip “Range Rover” me targa AA 948 LK, me drejtues Ardi Beharin, 33 vjeç, banues në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në komisariat, ndërsa lidhur me aksidentin vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Janinës: Kostandinën 14-vjeçare e vrau njerku

Mediat greke informojnë sot se Prokuroria e Janinës ka ngritur akuzë për ...