Shkodër, sekuestrohen 156 kg kanabis sativa, dy persona në pranga

kanabis-shkoderSekuestrohen 156 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva ne Shkoder, bien ne pranga dy persona.

Policia tha se nga Sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në D.V.P – Shkodër pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është zhvilluar me sukses operacioni i radhës i koduar “GREEN HOUSE”

Si rezultat i këtij operacioni më datë 27.10.2016 u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve :

* Valentin Gjeloshi, 27 vjeç, banues në Shkodër

* Ermir Gjeloshi, 25 vjeç, banues në Shkodër

Në vijim të këtij operacioni dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale :

* 156 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

vrasja-shkoder

Shkodër, përplasje me armë zjarri, 25-vjeçari i shpeton kater plumbave

Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte ...