Shkodër, gjenden 37 kg kanabis në banesë, një çift bashkëshortësh në kërkim

Kliko per me shume info

UntitledPolicia e Shkodrës shpall në kërkim një cift bashkëshortës pasi në banesën e tyre janë gjetur 37 kg kanabis. Ditën e djeshme nga sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit të lëndëve narkotike, në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është finalizuar me sukses operacioni i radhës i koduar “DRYING”. Në përfundim të operacionit, cifti u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Bëhet fjalë për M.K., 25 vjeç, banues në Shkodër, F.Gj., 23 vjeçe banuese në Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin shtetasit e mësipërm (bashkëshortë) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva. Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here