Shkodër, nuk i bindet policisë, arrestohet pasi i gjenden 27 kg drogë në makinë

policia-shkoderNuk i bindet urdhërit të policisë për të ndaluar, i gjenden në automjet 27 kg lëndë e dyshuar narkotike

Policia beri me dije se më datë 31.10.2016, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit :

* Aleksandër Malaj, 48 vjeç, banues në Malësi të Madhe

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit :

* K.Q, 30 vjeç, banues në Shkodër

Shërbimet e policisë Shkodër kanë konstatuar një automjet për të cilin dyshohej se transportonte lëndë narkotike në lagjen “Skënderbeg” Shkodër dhe i është dhënë sinjal për të ndaluar por personi nuk i është bindur urdhrit duke vazhduar lëvizjen.

Gjatë ndjekjes nga policia, shtetasi ka braktisur mjetin duke u larguar me shpejtsi dhe nuk është bërë e mundur kapja e tij.

Nga kontrrolli dhe kqyrja që i është bërë automjetit tip “Mitsubishi” me targë AA 193 NL, u gjetën 3 thasë me një sasi totale prej 27 kg lëndë e dyshuar cannabis sattiva e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm janë bashkëpuntorë me njëri tjetrin pasi automjeti është në pronësi të shtetasit Aleksandër Malaj dhe ja kishte dhënë me qera shtetasit K.Q. i cili dyshohet se ishte dhe drejtuesi i mjetit në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar nga neni 283-25 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Karabinierët në aksion, kapet ‘’skifteri’’ shqiptar në Itali

Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e 31- vjeçarit shqiptar, i ...