Shkodër, makina “fluturon” nga rruga, në gjendje të rëndë shoferi

aksident-7-655x356Aksident ne Shkoder. Një automjet ka dalë nga rruga ditën e sotme në Shkodër, duke lënë të plagosur rëndë shoferin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15.50 në aksin rrugor Stom Golem – Mes Postrribë, ku sipas policisë, mjeti Benz me targa MA 0893 B ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.

Për pasojë ka mbetur i lënduar shoferi i makinës, 50 – vjeçari H.A, banues në Shkodër, i cili udhëtonte vetëm. Ai është transportuar për në spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Paraprakisht, policia thotë se shkak i aksidentit rezulton të jetë humbja e kontrrollit të mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...