Shkëlqen skuadra e Xhakës, Arsenali merr kryesimin e “Premier League”

xhaka-arsenalArsenali ka marrë përkohësisht kryesimin në Premier League, teksa sot mposhti 4-1 Sunderland-in në transfertë. Në “Stadium of Light” shndritën sidomos dy lojtarë, Alexis Sanchez dhe Olivier Giroud, të cilët udhëhoqën londinezët me dygolësha personalë.

Për djemtë e teknikut Arsene Wenger ndeshja qe relativisht e lehtë, pavarësisht se në minutat e para të takimit ata luajtën disi të çoroditur para portës. “Topçinjtë” e zgjidhën ndeshjen pas 19′ lojë me kilianin Sanchez. Oxlade-Chamberlain kaloi në krahun e djathtë Watmore-n dhe lëshoi një kros fantastik për shokun e tij të skuadrës, i cili përfitoi nga i palëvizshmi Kone dhe dërgoi topin në cepin e dytë të portës.

Kaq mjaftoi që dy skuadrat të mbyllnin pjesën e parë me avantazhin e miqve. Fillimi i pjesës së dytë qe fantastik për Sunderland-in, që i krijoi shumë vështirësi skuadrës londineze. Pavarësisht lojës krijuese të gjermanit Ozil, i cili kryesisht zhvilloi një ndeshje ideale, vendësit arritën të shënonin golin e barazimit. Në të 65′, portieri Cech shkaktoi faull ndaj mesfushorit Watmore dhe Defoe nuk mund të gabonte nga pika e bardhë e 11-metërshit. 1-1! Ndeshja u rihap … për t’u mbyllur vetëm pas pesë minutash, sepse më pas erdhi “breshërima” e “Topçinjve”. Francezi Wenger aktivizoi sulmuesin Giroud në vend të anësorit Iwobi dhe ky zëvendësim rezultoi efikas. “Bomberi” i nënkampionëve të Anglisë shënoi dygolësh në të 71′ dhe 76′; fillimisht me asist të trekuartistit Ozil gjatë goditjes së këndit dhe më pas me krosin e këmbëshpejtit Gibbs me aksion të dirigjuar nga Sanchez. E pabesueshme: ato ishin dy prekjet e tij të para të topit! Klinikal! Në të 78′, performanca e shkëlqyer e Sanchez-it gjatë ndeshjes u shpërlbye me dygolëshin e vet personal pas një rrëmuje të krijuar në zonë, aty ku ishin Elneny, Ramsey dhe Gibbs.

Pak metra larg portës, lideri i ofensivës londineze shënoi me lehtësi golin e katërt të miqve dhe kështu Sunderland mbeti tërësisht i shokuar dhe i paaftë për të bërë një përpjekje të fundit. “Dhelprat e zeza” kanë bërë nisjen më të dobët në dhjetë ndeshjet e para në historinë e Premier League-s, me vetëm dy fitore dhe shtatë gola të shënuar, kurse Arsenali aktualisht e sheh veten në vendin e parë të tabelës (23 pikë), me një ndeshje më shumë se rivalët e tjerë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...