Një tjetër shkaktar i diabetit…

Soft

UntitledDiabeti, një ndër sëmundjet më të dëgjuara ditët e sotme, e cila ka prekur padyshim të gjithë moshat me një numër të madh për secilin. Në fakt, janë shumë faktorë që ndikojnë tek kjo sëmundje, dhe mjekët kanë dalë në përfundim dhe kanë zbuluar dhe një tjetër shkaktar të tijë. Një ndër tyre është frika nga përjashtimi. Personat të cilët janë të brengosur për shkak të mundësisë së përjashtimit kanë mesatarisht 19 për qind rrezik për sëmundje ngadiabeti i tipit 2. Të paktënn kështu tregojnë të dhënat e botuara në revistën shkencore “Canadian Medical Association Journal”. Të dhënat janë grumbulluar nga rreth 141.000 persona, të cilët mesatarisht i kanë pasur 42 vjeç. Theksohet që shkencëtarët shtojnë që frika nga përjashtimi nga puna që më herët është lidhur me shanset e mëdha për grumbullimin embipeshës trupore, si faktor i rrezikut nga diabeti i tipit 2. Pjesëmarrësit në hulumtimet e shkencëtarëve të Kolegjit të Universitetit në Londër kanë jetuar në Evropë, SHBA dhe Australi. Ky efekt negativ në shëndet duket sikur shtohet edhe më shumë nga ulja e mbrojtjes së sistemeve neuroendoktrine dhe imunitare si pasojë e stresit të vazhdueshëm.

ME TE LEXUARAT