Bien papritur shitjet e Apple, shkaktare janë këto dy kompani

shitjet-appleApple për herë të parë që prej vitit 2001 ka pësuar rënie të shitjeve vjetore kur filloi suksesin e madh me lansimin e iPodit.

Kompania teknologjike ka bërë të ditur se sivjet ka pasur shitje 216 miliardë dollarë, për dallim prej 234 miliardë dollarëve në vitin 2015.

Rënia e shitjeve është lidhur ngushtë me rënien e shitjeve të iPhone, nga i cili varet shumica e të hyrave të Apple.

Shtatorin e këtij viti Apple shiti 45.5 milionë iPhonë, ndërsa shtatorin e vitit të kaluar shiti 48 milionë iPhonë, transmeton Koha.

Shumë analistë kanë shprehur shqetësim se tregu global i telefonave është duke rënë. Përdoruesve po presin shumë gjatë që të zëvendësojnë telefonat e tyre.

Shitjet e Apple kanë rënë edhe në Kinë, dikur vend premtues për rritje të kompanisë amerikane. Shitjet kanë rënë për 30 për qind prej vitit të kaluar pasi kompania po përballet me konkurrentët si Xiaomi dhe Huawei.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohet telefoni i parë i “Porsche Desing”

Quhet Porsche dizajn Huawei Mate 9 i cili vie më një pamje ...