Shevchenko çmend serbët, ja çfarë thotë për Shqipërinë dhe Ksosovën

Sport

UntitledIsh- ylli i Milanit dhe tashmë trajneri i Ukrahinës AndrijShevçenko, i ka çmendur serbët me deklaratat e dhëna pasndeshjes me Kosovën, të cilën skuadra e drejtuar prej tij e fitoi 3-0 në fushën asnjanëse të Krakovës në Poloni. Menjëherë pas ndeshjes, Shevchenko i ka quajtur futbollistët e Kosovëssi shqiptarë dhe kjo ka bërë që gazeta e njohur serbe “Telegraf” t’i kushtojë një artikull të zgjeruar kësaj deklarate. “Ç’ka ka thënë Shevchenko i madh për Kosovënpas ndeshjes?”, shkruan si titull “Telegraf.rs”. “Ne kishim një moment krize në lojë, gjatë 10 minutave të pjesës së dytë, kur nuk e kishim përqendrimin e duhur. Më pas, shqiptarët kishin një moment kur dëshironin ta merrnin avantazhin, por nuk patën sukses”, ka thënë Shevçenkopas ndeshjes. Kjo frazë ka habitur pa masë mediat serbe, të cilat nuk e kanë menduar se ukrainasi i cilësonte kosovarët si shqiptarë.

Shevçenko vlerësoi shumë cilësitë që ekipi i Kosovës ka në fazën sulmuese. Ndërkohë, si për ironi, Ukraina e Shevçenkos nuk e njeh si shtet Kosovën.

ME TE LEXUARAT