Zbulohen fotot, ja cfarë fshihet poshtë sheshit “Skenderbej”

sheshi-skenderbejNje muaj pas nisjes se punimeve sheshi i ri “Skënderbej” ka nisur të marrë formë. Bashkia e Tiranës po punon me ritme të larta në mënyrë që ai të jetë gati brenda afateve të caktuara.

Këtë fakt e ka bërë të ditur vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një koment në twitter, ku dhe ka publikuar disa nga fotot e punës që po kryhet në terren.

“Shesh pa komb ka, po komb pa shesh qendror ku të mblidhet s’ka! Po nxitojmë 24/7 me sheshin “Skëndërbej”, shesh unik për gjithë shqiptarët”, – shkruan Veliaj në komentin e tij.

Ai ka publikuar për herë të parë edhe pamje nga punimet që po kryhen në zbatim të këtij projekti edhe në nëntokë.

Siç duket edhe nga fotot përveç punimeve në sipërfaqe po punohet edhe pastrimin dhe rikonstruksionin depozitave të e ujit që do shërbejnë për grumbullimin e ujit të shiut që do të përdoret për shatërvanët dhe ujitjen e pemëve të sheshit.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

ministria-drejtesise

Zbardhet drafti, amnistia e fundvitit “zbraz burgjet”, ja kush përfiton

Ministria e Drejtësisë ka përgatitur dje draftin e saj për aministinë e ...