Sherri me gjyqtarët, procedim tjetër disiplinor për Mourinhon

mourinho16Një procedure tjetër disiplinore ka nisur ndaj trajnerit te Manchester United, José Mourinho, pas akuzave lidhur me gjykimin para ndeshjes në Liverpool për kampionat në mesin e tetorit, bëri të ditur të enjten Federata Angleze (FA).

“Unë mendoj se Taylor është një arbitër shumë i mirë, por mendoj se ai duhet te lirohet nga presioni, që i bën më shumë keq sesa mire”, ka deklaruar tekniku portugez para ndeshjes të dalë barazim 0-0 më 17 tetor.

I cilësuar si trajner provokator, FA ka vepruar ndaj tij ashtu siç është procedura në Angli, duke theksuar se ai pritet që të pezullohet nga instancat përkatëse për shumë ndeshje nëse ai vlerësohet si fajtor.

Në fund të 2015, gjate javëve të fundit të qëndrimit te Chelsea, pas shkarkimit, “Mou” u ndëshkua më dy jave pezullim pas kritikave ndaj arbitrave në dy ndeshje të ndryshme.

Në 2011, atëherë në drejtimin e Real Madridit, ai u ndëshkua më të njëjtin sanksion pas veprimit anti-sportiv mbi ndihmës-trajnerin e FC Barcelonës gjatë ndeshjes së humbur (kthim) të Superkupës së Spanjës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...