Shmanget tragjedia, pas sherrit i dehuri shkon në lokal me kallashnikov

kallash vlorePolicia e Vlorës ka shmangur sot një masakër të ngjashme me atë të Shkodrës, duke arrestuar 34-vjeçarin, Dashamir Zeneli. Ky i fundit është konfliktuar në lokalin e fshatit Kuç, me 44-vjeçarin V. L.

Pas sherrit, Zeneli, i cili ka qenë në efektin e alkoolit, ka shkuar në banesë dhe ka marrë kallashnikovin, me 2 fishekë në krehër dhe e ka kërcënuar. Falë ndërhyrjes së policisë 34-vjeçari është arrestuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, është gjetur një tjetër armë zjarri tip “Shars”, me 30 fishekë në krehër.

Rreth dy javë më parë, një 33-vjeçar në Dajç të Shkodrës vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë. I gjithë konflikti nisi pas një loje pokeri në lokalin e fshatit

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tetë drejtues mjetesh arrestohen për “mitëdhënie” ndaj policëve rrugorë

Policia e Shtetit permes nje deklarate te dielen, ka njoftuar goditjen e ...