Serbi godet me shufër metalike në kokë shqiptarin, i riu rrezikon jetën

polici-gjermaneNjë sherr që ka përfunduar me plagosjen e një të riu shqiptar ka shpërthyer mëngjesin e të shtunës në një qendër të pranimit të azilkërkuesve në Halberstadt të Gjermanisë.

Siç raportojnë mediat lokale, një 34-vjeçar serb ka goditur me një këmbë metalike tavoline një 19-vjeçar shqiptar, duke i shkaktuar viktimës lëndime të rënda në kokë.

Shqiptari u dërgua në spitalin e qytetit ku është vendosur në stacionin e përkujdesjes intensive për shkak të plagëve të rënda që ka marrë.

Pas këtij konflikti, një numër bashkëkombësish të viktimës, shqiptarë të strehuar në atë qendër, janë armatosur me shkopinj druri dhe me këmbë tavolinash për t`u hakmarrë ndaj serbit. Situata është qetësuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë dhe shërbimit të sigurisë të qendrës së azilit.

Azilkërkuesi serb është paraburgosur nën akuzën e tentativës për vrasje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

VIDEO/ Ekzekutohet me plumb në kokë shqiptari në Kanada

Një shqiptar është ekzekutuar me plumb në kokë në Toronto të Kanadasë. Policia ...