‘Sherr’ në Dance With Me, ‘shqiponja naziste’ e Robertit për Nard Ndokën indinjon Alketën

33
Kliko per me shume info

sherr-dancePas kërcimit të Nard Ndokës dhe Greta Koçit, Robert Aliaj ka përfituar për t’i bërë një dhuratë të çuditshme deputetit të Partisë Demokristiane, një bluzë me ngjyrë të kuqe që në ballë të saj kishte një shqiponjë të zezë të shpërfytyruar, me krahë që formojnë një kryq nazist.

“Ky është kombi i shqyer, i ndarë në katër copa, ashtu si kjo shqiponjë në këtë bluzë. Kështu është katandisur vendi ynë”, shprehet Roberti.

Kliko per me shume info

Nardi bashkohet me mesazhin e çuditshëm, që dëshiron të përçojë Roberti nëpërmjet kësaj bluze, aq sa kapërcen nga copëtimi i Shqipërisë me gjasa te një merak i vjetër i tij, “pse shqiptarët i thonë pushtuesit vëlla, ashtu siç i thanë Erdoganit”.

Duket se ata të dy me gjasa ka pasur ndonjë marrëveshje për të bërë këtë shou, por Por kjo prodhon përplasje mes Robertit dhe Alketës, e cila reagon e indinjuar duke nënvizuar se “në këtë spektakël ka vend vetëm për kërcimin dhe jo për politikë”.

Dhe thuajse dhunshëm e ka kërkuar fjalën konkurrenti Dj Vicky, i cili shumë i irrituar për atë që u pa në skenë, i hakërrehet Robertit: “Bëj çfarë të duash por mos sill një shqiponjë naziste, mos ma prek shqiponjën Berti!”.

“Ky është një nga reagimet më idiote, kjo është vepra ime më e bukur, është nj vepër artistike, që nuk duhet të gjykohet nga injorantë”, kundërpërgjigjet Roberti. Por është Alketa që e kupton se situata precipitoi disi, dhe për këtë arsye vendos ta mbyll, duke kaluar shpejt te numri tjetër dhe produksioni i pret fjalën Bertit….

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here