“Luftë” për një cigare, i riu kosovar bën për spital austriakun

Kliko per me shume info

be-aziliNjë azilkërkues 17 vjeç nga Kosova së bashku me disa bashkëkombas kanë rrahur një 20-vjeçar austriak për një cigare.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar në Aurach am Hongar të Austrisë kur i riu nga Kosova, bashkë me shokët e tij, u zunë me të riun tjetër austriak në qendrën rekreative në Regau.

Kliko per me shume info

“Salzburg24.at” raporton se ngjarja ka nisur për një cigare. Kjo pasi që, sipas dëshmitarëve, 17-vjeçari nga Kosova i kishte kërkuar një cigare austriakut, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar t’ia jepte.

I dyshuari kryesor dyshohet ta ketë goditur vazhdimisht në fytyrë dhe në kokë austriakun me shumë forcë derisa ky i fundit ishte shtrirë për tokë. Raportohet se viktima ka pësuar lëndime të rënda, transmeton “Koha.net”.

Prokurori publik i Welsit ka urdhëruar arrestimin e 17-vjeçarit. Ai është dërguar në burgun e Welsit, ndërsa një shok i tij është në arrati.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here