“Pse më shikon”?! Kaçavidë në kokë shokut, rëndë dy adoleshentët

polici-tiraneNjë sherr i frikshëm ka ndodhur sot mes adoleshentëve në Tiranë. Nga ngjarja kanë mbetur të plagosur rëndë dy të rinj.

15-vjeçari L. B., pas një konflikti për motive të dobëta me 17-vjeçarin M. M., i ka ngulur kaçavidën në kokë këtij të fundit. Ngjarja ndodhi në një lokal në Babrru.

Sipas dëshmitarëve gjithçka nisi për pyetjen “pse më shikon?”. 17-vjeçari është në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion në Spitalin e Traumës, ndërsa dyshohet se kaçavida i ka prekur trurin.

Ndërkohë i riu tjetër, 15-vjeçari L. B., është arrestuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tre shqiptarë arrestohen me 1.5 ton marijuanë në portin e Barit

Policia italiane sekuestroinje ngarkese me 1.5 ton marijuana në Bari të Italisë, ...