Tragjedi në Itali, shembet ura dhe bën "përshesh" disa makina, ja bilanci

Bota

uraaNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Itali. Një mbikalim në autostradën numër 36 në zonën e liqenit të Comos është shembur dhe një person ka vdekur e 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së tij.

Sipas policisë, katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, mes të cilëve 3 janë fëmijë dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Leccos.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe shoferi i një kamioni cisternë që ka shkaktuar edhe shembjen është në gjendje të rëndë.

Katër makina janë të përfshira në këtë aksident, ndërsa shumica ndodhen poshtë betonit të urës.

Një Audi i bardhë është shkatërruar nga rënia e urës dhe viktima besohet se është shoferi i kësaj makine. Një tjetër makinë, e cila ishte pas kamionit ka rënë, ndërsa një tjetër makinë është e shtypur përgjysmë.

ME TE LEXUARAT