SHBA, nxënësi godet mësuesen, rrihet nga shokët e klasës

Një video shokuese në të cilën shfaqet momenti teksa një nxënës sulmon shokun e klasës, pasi ky i fundit godet me grusht mësuesen.

Në pamje dallohet mësuesja, e veshur me të bardha, e cila mundohet të ndajë një sherr mes dy nxënësve, një me veshje të kuqe dhe një me veshje të zezë. I riu me veshje të kuqe aksidentalisht godet mësuesen, e cila bie në tokë nga goditja, e më pas largohet nga klasa.

Në këtë moment një tjetër nxënës ndërhyn dhe godet në kokë djalin me të kuqe, i cili bie në tokë. Është ende e paqartë se në cilën shkollë mendohet se ka ndodhur incidenti, por sipas “Daily Mail” ngjarja ka ndodhur në SHBA dhe ka marrë mijëra klikime pasi është publikuar ditën e djeshme në LiveLeak./tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Polici qëllon me armë të riun që e kërcënoi me thika

Një adoleshent ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi u qëllua me ...