Gjashtë serbë nga Mitrovica janë arrestuar në Malin e Zi

policia-serbeNë mesin e 20 personave të arrestuar gjatë ditës së djeshme në Podgoricë, të dyshuar për sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, gjenden edhe 6 persona nga veriu i Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Sipas këtyre burimeve, ata janë Velimiroviq Stefan (1991), Kovaçeviq Bojan (1976), Bozhoviq Vlladimir (1995), Kovaçeviq Goran (1999), Gjorgjeviq Lluka (1998), të gjithë këta nga Mitrovica, si dhe Gjorgjeviq Nikolla (1995) nga Zubin Potoku. Ata të shtunën kanë hyrë nga Kosova në territorin e Malit të Zi, ku kishin planifikuar sulme terroriste.

“Ky grup i armatosur dhe i udhëhequr nga ish-shefi i xhandarmërisë serbe, Bratisllav Dikiq, kanë planifikuar sulme terroriste në ditën e zgjedhjeve, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë, duke përfshirë këtu edhe kidnapimin e kryeministrit aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq”, kanë thënë burimet.

Burimet më tej kanë shtuar se një pjesë e këtij grupi, besnik të politikës së Serbisë në drejtim të Kosovës, kanë gjetur strehë në veri të vendit, të mbështetura edhe nga elemente radikale e pro-ruse, janë stërvitur gjatë muajit shtator dhe tetor intensivisht për akte terroriste. KosovaPress ka provuar të kontaktojë me përgjegjësit e Policisë në veri të Mitrovicës, për të marrë një prononcim, nëse personat e arrestuar nga Mitrovica janë të njohur për Policinë, për shkak të së kaluarës së tyre, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, Bratisllav Dikiq, ish-shefi i xhandarmërisë serbe, kishte ndërhyrë edhe në zgjedhjet serbe në Kosovë, të mbajtura në nëntor të vitit 2013. Ai në atë kohë, ishte akuzuar nga partitë opozitare se kishte vendosur eksploziv në disa vendvotime në mënyrë që t’i ndërpriste zgjedhjet.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

bmwx6-2015

Policia e Kosovës pajiset me një super-makine

Agjencioni për Administrim të pasurisë të Sekuestruar dhe Konfiskuar, ka konfirmuar se ...