Selami paralajmëron largimin nga PD?! Ja shpërthimi i fundit kundër tyre

ed-selamiNuk është hera e parë që shohim kritika të hapura për Kryetarin e PD, Basha, nga deputeti demokrat Eduard Selami. Ai ka reaguar edhe sot ndaj sulmeve të adresuara prej partisë së tij ndaj ambasadorit të SHBA-së në vendin tonë, Donald Lu.

Sipas Selamit, sulme të tilla janë riciklim i mbetjeve të diktaturës.

Kliko per me shume info

“Sulmet kundër ambasadorit amerikan, riciklim i mbetjeve nga diktatura komuniste”, shkruan Selami në rrjetet sociale.

Reagimet vijnë pak kohë pasi ish kryeministri Berisha mbajti qëndrim pas deklaratave të ambasadorit amerikan, pas protestës për mbetjet.

Berisha tha se ky njoftim ishte i papranueshëm dhe shprehte keqardhje për këtë. “Shpreh keqardhje për njoftimin e Ambasadës Amerikane. “Ai njoftim s’duhej të ishte bërë. Dukej sikur bëjnë intepretin e Edi Ramës. Ai njoftim dukej sikur ishte shkruar nga PS-ja, nga Gramoz Ruçi. Unë jam kundër ambasadorëve që bëhen guvernator. Këtë nuk e them për Lu-në por në përgjithësi”, tha Berisha.

Po ashtu, kreu i PD-së, Lulzim Basha reagoi pas deklaratës së ambasadorit Lu, që kritikoi qëndrimin e PD-së për ligjin e vetingut duke e ankimuar atë në Kushtetuese.

Basha tha se nuk do të lejojë që asnjë ambasador t’u tregoj detyrën e tij si kryetar i PD.

selami1

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.