Ja sa herë në javë duhet të bëni seks dhe arsyet pse

couple-having-sex-in-bedSipas një studimi të ri, çiftet janë më të lumtura kur ata kanë marrëdhënie seksuale një herë në javë, studim që hedhë poshtë teorinë se sa më shumë seks të keni, aq më mirë

Shkencëtarët nga Universiteti i Torontos-Misisauga në Kanada kanë analizuar të dhënat e mbledhura në tre pikë kohore mbi 14 vjet nga më shumë se 2400 çifte të martuara.

Çiftet kanë raportuar rritje të kënaqësisë me marrëdhëniet e tyre derisa frekuenca seksuale është rritur deri në një herë në javë, transmeton Klan Kosova.

Por, duke pasur marrëdhënie seksuale më shpesh se një herë në javë tregoi nuk tregoi ndonjë rritje të vlerësimit të marrëdhënies ose lumturisë në çift.

“Edhe pse seksi më i shpeshtë në një marrëdhënie është i lidhur me lumturinë më të madhe, kjo lidhje nuk ishte më e rëndësishme në një frekuencë prej më shumë se një herë në javë,” shpjegoi studiuesja që e priu këtë studim, Dr Amy Muise.

Ajo shtoi se gjetjet sugjerojnë se është e rëndësishme për të mbajtur një lidhje intime me partnerin tuaj, por ju nuk duhet të keni marrëdhënie seksuale çdo ditë për aq kohë sa ju e mbani lidhjen edhe me detaje dhe momente të tjera.

“Gjetjet tona kanë qenë konsistente për burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të moshuar, si dhe çiftet që kishin qenë të martuar për disa vjet apo dekada”, ka përfunduar ajo.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cahet-rruga

Çahet rruga në Teksas, ja si i “përpin” 2 makina

Një gropë e madhe në mes të rrugës, e cila u hap ...