Vendimi i pritshëm, Samsung i jep fund serisë ‘Note’

Kliko per me shume info

galaxynote7Sipas raporteve të fundit, Samsung duket se do të heq dorë nga emri ‘Note’ duke mos e përdorur më atë në pajisjet e ardhshme.

Një burim anonim brenda kompanisë Samsung në Rusi thotë se gjiganti është i shqetësuar që reputacioni i serisë ‘Note’ është shkatërruar nga shpërthimet e shumë njësive të këtij modeli.

Kliko per me shume info

Pajisjet e tërhequra dhe ato të zëvendësuara kanë shpërthyer duke detyruar kompaninë Samsung të ndalojë përgjithmonë prodhimin e Galaxy Note 7, shkruan portali arbresh.

Samsung i ka thënë operatorëve të ndalojnë ndërrimin e telefonave të tërhequr me ata të zëvendësuar si dhe të mos shesin asnjë njësi të këtij modeli.

Telefoni i parë Galaxy Note, që ishte gjithashtu pajisja e parë me ekran më të madh se 5 inç, është lansuar më 28 tetor të vitit 2011.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.