Samsung: Gabimi me Galaxy Note 7 mund të mos ketë lidhje me baterinë

galaxy-note7Samsungu ka pranuar sot se fiaskoja e Galaxy Note 7 mund të mos kishte qenë si pasojë e baterisë dhe premtoi një hetim që shqyrton të gjitha elementet e këtij smartfoni.

Prodhuesi i parë botëror i smartfonëve është detyruar të heqë dorë nga prodhimi i Note 7 pasi disa modele kishin marrë flakë duke shkaktuar një prej dështimeve më të mëdha tregtare të gjigantit koreanojugor.

Kliko per me shume info

“Ne po hetojmë në të gjitha aspektet e aparatit, ku bëhet fjalë për baterinë, materialin dhe programin”, deklaroi drejtuesi i grupit, J.K. Shin.

“Ne po përpiqemi të dimë me siguri nëse ka pasur probleme në elemente të tjera”, theksoi ai gjatë një takimi me aksionerët në Seul.

“Mund të ketë qenë bateria ose diçka tjetër”, shtoi ai. Samsungu kishte shpjeguar më parë problemin nga një defekt në bateri, prodhuar nga kompania motër, Samsung SDI.

Në fillim të muajit shtator prodhuesi botëror i smartfonëve është detyruar të urdhërojë tërheqjen planetare prej 2,5 milionë Note 7.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here