Salma Hayek: Ja çfarë më bëri Donald Trump, pasi e refuzova

Showbiz

salma-hyekAktorja e njohur meksikane Salma Hayek, i është bashkuar listës së grave të rreshtuara kundër Donald Trump për sjellje të papërshtatshme ndaj tyre.

Ajo deklaroi, se u beson të gjitha denoncimeve të grave për abuzime seksuale nga kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Trump duke u nisur nga eksperienca e saj personale.

“Kur e takova për herë të parë atë njeri, kisha një të dashur. Ai u përpoq të bëhej mik i tij që të merrte numrin tim të telefonit. Pasi e mori numrin më telefonoi për të më kërkuar që të dilnim bashkë”, – ka rrëfyer aktorja 50-vjeçare për “Radio Centro 93.9’s”, transmeton “Shqip”.

”Kur unë i thashë se nuk do të dilja me të edhe sikur të mos kisha të dashur (gjë që ai mesa duket e mori si fyerje), ai lajmëroi, d.m.th., ai nuk do pranojë kurrë, por të themi dikush mori në telefon tabloidin ‘National Enquirer’, ku sajoi një histori, sipas të cilës Trump nuk donte të dilte me mua pasi isha shumë e shkurtër", deklaroi ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hayek, e cila njihet si mbështetëse e kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, ka rrëfyer se Trump, 70 vjeç kishte tentuar të binte sërish në kontakt me të, edhe pas historisë së sajuar në tabloid.

ME TE LEXUARAT