Saimir Kodra- Eni Çobanit: Qytetarja shkruan se i ke marrë para

eni-cobaniiKanë qenë të shumta përplasjet në emisionin e sotëm “Opinion” mes Eni Çobanit dhe Saimir Kodrës, për rastin e paprecedentë të gjyqtarit të Gjirokastrës, që kërkonte favore seksuale nga një grua.

Debati në studio u zhvendos nga tema e ditës kur Eni Çobani u përplas me Saimir Kodrën. Ky i fundit lexoi një SMS të një qytetareje, Valbona Hasankolli.

Kjo e fundit pretendon se Eni Çobani i ka marrë para. Çobani i kundërshtoi këto akuza, duke thënë se ka një vendim në Prokurori për këtë çështje.

Mirëpo, gazetari Kodra nuk e lexoi të plotë mesazhin. Kjo e irritoi së tepërmi Çobanin, por rasti në fjalë mbetet i pazbuluar.

Çobani i thotë Kodrës se po konsumonte veprën e fyerjes dhe të shpifjes.
SHERRI I PARE

Emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan ka publikuar një tjetër skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare.

Bëhet fjalë për një rast ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.

Ky skandal është edhe tema e mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion.

Gazetari i ABC Neës, Flamur Vezaj ka bërë me dije se pas publikimit të këtij materiali Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Sipas Vezajt, presim një reagim zyrtar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa, Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh, po në këtë televizion është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin.

Çobani tha unë jam vënë në dijeni nga zonja dhe jam njeriu i parë që jam njoftuar për këtë aferë seksuale.

Ndërsa, drejtuesi i emisionit STOP, Saimir Kodra tha se kryetari i gjykatës, siç del edhe në një pjesë aty, kap gjyqtarin e çështjes në fjalë, që i thotë ma shiko këtë pjesë, këtë fakt e pranon edhe vetë gjyqtarja. Kodra thotë se kur erdhi dita e gjyqit kryetari i thotë mos e bë atë, pasi ai nuk mori atë që donte.

Debati në Opinion është tensionuar mes drejtuesit të emisionit Stop dhe Eni Çobanit në lidhje me skandalin e publikuar sonte në emision. Çobani tha se unë e njoh shumë mirë këtë ngjarje, e njoh në thelb çështjen.

Kodra u shpreh se prezenca e juaj këtu sot do të na spostojë të gjithë boshtin e temës. Ai i tha Çobanit mundohu t’i përgjigjesh pyetjeve që të bën Blendi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

flamuri-grek

Hiqet flamuri grek nga kalaja e Himarës, ja autorët

Hiqet nga kalaja e Himarës flamuri Greqisë. Një grupim i quajtur “Lëvizja ...