Saimir Kodra: Gruaja ka parë tmerre me sy nga gjyqtari

samir-kodraGazetari i emisionit investigativ “Stop”, Saimir Kodra ka treguar në emisionin “Opinion” peripecitë që ka hequr gruaja, së cilës kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkonte favore seksuale.

Kodra tha se gruaja është rreth të 40¬-tave dhe se ajo ka dy fëmijë. Sipas Kodrës, ajo pati bërë një kontratë fiktive me ish-vjehrrën për një banesë trekatëshe dhe më pas hapi çështje gjyqësore.

Ajo iu drejtua gjyqtarit në fjalë, pasi ishte mik i babait të saj. “Që në momentin e parë ai ¬gjyqtar i ka kërkuar favore seksuale”, tha Kodra.

“Ajo ka pasur një persekutim të tmerrshëm. Regjistrimet janë shumë. Ne kishim 1 orë e gjysmë regjistrime. Ajo është përballur me një dhunë të tmerrshme psikologjike dhe e regjistroi gjyqtarin dhe ai e kërcënoi më pas”, tha Kodra.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...