Tiranë, vrasja e dyfishtë për drogën, burg përjetë autorit Sael Sulaj

sael-sulajGjykata e Tiranës, dënoi me burgim të përjetshëm shtetasin Sael Sulaj, i cili u shpall fajtor për vrasjen e dyfishte pranë “Lulishtes 1 maj”, krim për të cilin me cilësinë e bashkpëunëtorin u dënua me 30 vite burg edhe i pandehuri Vasiel Çavo.

Tre gjyqtarët me kryesues Gerd Hoxhën, lexuan vendimin përfundimtar duke i deklaruar fajtor dy të pandehurit për akuzën e “vrasjes me paramendim” ndaj Kevin Rugovës dhe Aurora Oskian dhe plagosjen e Elvis Gaçjat.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit përfituan uljen e 1/3 së dënimit, ku përfundimisht nga burgimi i përjetshëm Sael Sulaj do të vuaj 35 vite burg. Ndërsa Vasiel Çavo nga dënimi me 30 vite burg, përfundimisht do të vuaj 20 vite heqje lirie.
SIpas arsyetimit të gjykatës, nga shqyrtimi i provave u faktua se i pandehuri Sael Sulaj ka qenë iniciatori për vrasjen e shtetasit Elvis Gaçaj, pasi ky i fundit i kishte provokuar duke i rrahur dhe poshtërruar në vende publike. Në këto kushte, Sulaj, thuhet nga gjykata ka kërkuar ndihmën e shokut të tij Vasiel Çavo. Të dy së bashku kanë zënë prit mes pallateve ku kishte parkuar makinën Evlis Gaçaj. Në momentin që objektivi Gaçaj ka hyrë në makinë së bashku me miqt Kevin Rugova dhe Aurora Oskian,ka qenë i pandehuri Sael Sulaj që ka qëlluar me automatic ndaj tyre duke i shkrepur 30 fishek.

Si pasopj e të shtënave kanë gjetur vdekjen e menjëhershëm Kevin Rugova dhe Aurora Oskian ndërsa Gaçaj ka mbetur i plagosur. Më pas, ndaj makinës ku ndodheshin viktimat ka qëlluar 6 herë edhe i pandehuri Vasiel Çavo me pistoletën e tij, por pa prekur viktimat që ishin ekzekutuar nga amra kallashnikov e të pandehuri Sulaj. Më pas, ata janë larguar duke hedhur armët në Lumin Lana ku edhe janë gjetur nga forcat RENEA. Ngjarja për të cilën u dënua dy të pandehurit ka ndodhur mbrëmjen e datës 1 tetor mes pallateve afër lulishtes “1 maj” në Tiranë.
Të pandehurit kanë shprehur pendesë për krimin duke e pranuar atë. Ndërsa prokuroria ka kërkuar dënimin e dy të pandehurve me burgim të përjetshëm. Nga ana tjetër, objektivi i këtij atentati Elvis Gaçajt po gjykohet për akuzën e prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike në bashkpëunim, pasi pas plagosjes policia i gjeti në banesën e tij një sasi lëndësh narkotike.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

durres-kavaje

Aksident në superstradën Durrës – Kavajë, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur në superstradën Durrës- Kavajë, ku si pasojë e ...