Rrëfehet Sadije Berisha: Ja pse nuk ishte Shkëlzeni në dasmën e Princit

Showbiz

sadije-berishaSadije Berisha, ishte PR dhe organizatorja kryesore e dasmës së Princ Leka II dhe artistes Elia Zaharia.

Ajo u kujdes për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër që kërkonte kjo ceremoni jo si gjithë të tjerat.

Në një intervistë për “Panorama” ajo rrëfen paskuintat e kurorëzimit që rrëmbeu vëmendjen e mediave botërore për praninë e gjakut blu nga e gjithë bota.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Veç të tjerash, ajo rrrëfen momentin emocionues të takimit me çiftin ish-kryeministror, Sali dhe Liri Berisha dhe tregon arsyen pse nuk pati një ftesë për Shkëlzenin.

“Kjo ishte dasma e Elias dhe Princ Lekës. Nuk ka arsye të tjera, përveç faktit që ata nuk janë shoqëruar kurrë me njëri-tjetrin”- thotë ajo.

Saidja tregon më tej se “Kjo ishte një ceremoni ku ata ftuan miqtë e ngushtë, dhe nuk kishin asnjë detyrim të ftonin gjithë familjen”.

ME TE LEXUARAT