Rusia kërcënon Evropës, sjell raketat bërthamore në kufi!

Kliko per me shume info

raketaaaRusia ka zhvendosur raketat bërthamore afër kufirit Polak, përderisa rriten tensionet me perëndimin. Raketat “Iskander” janë vendosur në Kaliningrad, një enklavë Ruse në detit Baltik, në mes të Polonisë dhe Lituanisë të cilat janë anëtare të NATA-së.

Nga Kaliningrad raketat me rreze të gjerë mund të arrijnë shumë qytete të mëdha perëndimore, duke përfshirë Berlinin.

Kliko per me shume info

Zyrtarët e Polonisë, të cilës i kërcënohet direkt Varshava, kanë përshkruar këtë lëvizje si “shqetësim shumë të madh”.

Ministri i jashtëm gjerman ka thënë se situata në mesë të Rusisë dhe perëndimit ka thënë se është më e rrezikshme se gjatë Luftës së Ftoftë.

“Është e gabuar të mendohet se kjo situatë është sikurse gjatë Luftës së ftoftë. Tani kohët janë të ndryshme dhe shumë më të rrezikshme”, tha Frank Walter Steinmeier.

Diplomati gjerman dhe eksperti i sigurisë Walfgang Ischinger ka thënë se ka “rrezik i konsiderueshëm për ballafaqime ushtarake”.

“Ky rrezik nuk ka qenë kaq i madh me dekada dhe besimi në mes të Perëndimit dhe Lindjes kurrë nuk ka qenë kaq i ulët”, ka shtuar ai.

Raketat “Iskander” kanë një rreze prej më shumë se 700 kilometrash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.