Rusia kërcënon me luftë Evropën, Shqipëria dërgon anije në mision

Luftanija amfib, super-arma e parë që një vend i NATO-s blen nga RusiaNjë flotilje me anije luftarake ruse po kalon përmes Kanalit Angles në drejtim të Sirisë. Ministria e Mbrojtjes e Britanisë thotë se po monitoron çdo lëvizje të këtyre anijeve. Ata kanë dërguar edhe destrojerin më të avancuar në botë, HMS Duncan për të shoqëruar lëvizjet e anijeve ruse.

Moska thotë se Britania po e tepron me këto reagime. Por shqetësimi mbetet sepse Rusia po lëviz praktikisht një “armadë”.

“Përse një lëvizje e një shkalle të tillë? Përse po e dërgon Rusia të vetmen aeroplanmbajtëse, “Admirali Kuznetsov” në rajon”, pyet BBC.

Mediat ruse e kanë përgjigjen.

“Nuk është një udhëtim turistik në Mesdhe. Rusia do të forcojë praninë detare në brigjet e Sirisë dhe do të ofrojë mbështetje nga ajri. Avionët dhe armatimi do përdoren për të sulmuar terroristët”.

Por BBC thotë se këtë gjë Rusia mund ta bënte edhe nga baza ajrore në Latakia.

“Por duke dërguar një flotilje të madhe përmes Kanalit Anglez, Rusia po i dërgon një mesazh të qartë Perëndimit: çdo gjë që mund të bëni ju, ne e bëjmë gjithashtu, madje më mirë”, shkruan BBC.

“Rusia kërkon të shihet si një lojtar global. Një fuqi e madhe ushtarake. Ajo kërkon të respektohet nga Perëndimi, por edhe të kenë frikë prej saj”.

Ndërkohë, edhe Shqipëria do të dërgojë një anije patrullimi në këtë rajon.

Forcat e Armatosura Shqiptare si pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të nisen për një patrullim 1-vjeçar në Siri, ku anija do të vendoset në Detin Egje në kuadër të operacionit të NATO-s.

Në mbledhjen e Këshilit të Ministrave është vendosur dërgimi i 21 ushtarakëve dhe një anije e klasit “Iliria”. Periudha e rotacionit për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të jetë çdo dy muaj.

Ministria e Mbrojtjes personelin pjesmarrës në këtë operacion ka vendosur t’i shpërblejë me një dietë ditore prej 12 mijë lekësh plus pagesën mujore.

Ministria merr përsipër sigurimin e jetës, ushqim, akomodim, shërbime lundrimi deri te aktivietet social-kulturore me rastin e festave. Në këtë mision do të jenë edhe ushtarë grek dhe italianë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...