“Rrezja e vdekjes”, arma më shkatërruese e Rusisë, pritet “luftë” e frikshme

rrezjaaaPresidenti amerikan Barack Obama dhe këshilltaret më të lartë të politikes së jashtme të tij, priten te takohen të premten për të diskutuar mundësitë e një ndërhyrjeje ushtarake në Siri.

Lajmi i cili thuhet se mbahet sekret nga zyra për shtyp e Obamës, për shkak te ndjeshmërisë se kësaj ngjarjeje, është konfirmuar për Reuters nga disa prej zyrtarëve më të lartë amerikanë.

Sipas Reuters, ndërhyrja ushtarake në Siri mund të ndodhe pasi Rusia dhe ushtria siriane vazhdojnë te bombardojnë Alepon dhe civilët.

Sipas zyrtarëve të Obamës, SHBA duhet të veprojnë me forcë në mënyrë që të mos humbin edhe atë pak influencë në rajon.

Raportimi ekskluziv i “Reuters”, citon gjithashtu që zyrtarët amerikane të kenë thënë së janë disa opsione në tavoline mbi ndërhyrjen ushtarake në Siri, mes tyre sulme ajrore ndaj bazave ushtarake siriane apo furnizim me armë të rebeleve. Në të gjitha rastet, SHBA rrezikojnë të konfrontohen në mënyrë të drejtpërdrejt me Rusinë.

Reuters thotë gjithashtu se Shtëpia e Bardhe ka refuzuar të komentoje mbi këtë zhvillim të fundit.

Një tjetër zhvillim vjen nga Moska, ku zyrtarë rusë kanë prezantuar një armë të re, e aftë për të çaktivizuar avionët pa pilot dhe raketat e tyre deri në një kilometër distance. Sipas Ministrisë se Mbrojtjes ruse, arma e quajtur “rrezja e vdekjes” do të përdoret për të çaktivizuar dronët e armikut.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Krujë, gjendet trupi i pajetë i një 40-vjeçari, policia: Dyshojmë se ka 3 ditë i vdekur (Emri)

Gjendet një person i pajetë brenda banesës ku jetonte i vetëm. Mësohet ...