‘’Rruga Kombit’’, një kamion rrezikon jetën e banorëve, ecën me shpejtësi në sens të kundërt(Video)

UntitledNjë tjetër çmenduri duke rrezikuar jetë njerëzish filmohet në rrugët e Shqipërisë. Bëhet fjalë për një makinë që ecën në sensin e kundërt të lëvizjes në autostradë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë autoveturë por për një kamion.
Në video shihet se një tjetër përdorues i autostradës ka filmuar kamionin që ‘serbes’ udhëton në autostradë, ndërsa përballë tij vijnë makina të tjera.

Po ashtu shihet që policia nuk është në dijeni të rastit. Kujtojmë se një rast tjetër u denoncua më 19 tetor ku një automjet me shpejtësi udhëtonte në një tjetër autostradë në sens të kundërt duke eksperimentuar me jetën.

Kujtojmë se më 13 tetor një aksident fatal ku humbën jetën 3 vajza ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës, pikërisht pasi një ‘kamikaz’ tjetër Dashnor Deliallisi udhëtonte me mbi 150 km/h dhe në kah të kundërt. Në aksident humbi jetën edhe vetë drejtuesi i mjetit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Futi në sherr Bashën me Fevziun, Leonardo Nika ”kthen sytë” tek kryeministri, e ‘’thumbon’’ rëndë

Leonardo Nika, dikur anëtar i Partisë Socialiste prej 17 vitesh, por tashmë ...