Kërcënoi dhe fyeu Rudina Magjistarin, ja sa rrezikon vajza nga Durrësi

rudina-magjistariKanë mjaftuar 8 muaj hetime, që prokuroria e Tiranës të bindet e të ngrejë akuzë për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala, e cila për një periudhë 2 vjeçare ka shantazhuar, kërcënuar dhe pëndjekur gazetaren, njëherësh moderatoren Rudina Magjistari.

Ka qënë kjo e fundit që në muajin mars të 2015 i është drejtuar me një kallëzim policisë së Tiranës, pasi prej dy vitesh është kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, Magjistarin.

Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjosa Sala.

Gjatë kryerjes së hetimeve, kjo e fundit ka dhënë shpjegime, duke pohuar se nuk ka dashur t’i bëjë keq mederatorës së emisionit televiziv “Rudina”.

Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka konstatuar se përndjekjen Vjola Sala, e ka kryer për një periudhë dy vjeçare. Dhe këtë gjë nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj.

Tashmë çështja kundër saj është rregjistruar në 25 tetor të 2015, ndërkohë që në ditët në vijim Vjola Sala do përballet me gjyqtarin Altin Abdiu.

Kërcënimet e dhunshme

E pandehura Vjosa Sala, ka lindur në 14 janar 1979 dhe momentalisht është me status beqare. Për gjatë dy viteve, kjo shtetase ka dërguar “lumë” kërcënimesh dhe fyerje në adresat e “Facebook” të moderatores së njohur. Fillimisht Magjistari i ka marrë me lehtësi duke mos i kushtuar shumë vëmëndje, por ka ardhur një moment dhe durimi është sosur.

Kjo pasi, e pandehura Vjola Sala, ka kaluar në kërcënime serioze, të dhunshme, fyerje dhe shantazhe të ndryshme. Në këto kushte, moderatorja Magjistari është detyruar të mbyllë adresat e saj, duke i dhënë “Bllok” dhe fshirë këtë shtetase nga fansat e saj.

Megjithëse ka marrë këto masa, sërisht Rudina Magjistari nuk ka arritur të ndalë të pandehurën Vjosa Salan, e cila sërisht ka mundur të depërtojë në profilet e saj të facebukut, duke vijuar me avazin e saj të vjetër të kërcënime pa motiv.

Depërtimin në profil, Vjosa Sala e bënte duke hapur profile të tjera në “Facebook” me emra të remë dhe emrin e saj. Në pamundësi për të ndalur veprimet e saj, moderatorja Magjistari i është drejtuar policisë së Tiranës duke depozituar një kallëzim penal ndaj shtetases Vjola Sala.

Pas hetimeve të kryera është mundur të identifikohet dhe ndalohet e pandehura.

Gjatë kqyrjes së disa prej rrjeteve sociale që ajo administronte, janë nxjerrë qindra kërcënime dhe biseda shantazhuese, njëherësh dhe fyese në adresë të Rudina Magjistarit.

Këto biseda janë printuar në një material prej 80 faqesh dhe se tashmë janë pjesë e dosjes së gjykimit që pritet të shqyrtohet pranë Gjykatës së Tiranës. /Shqiptarja/

Kliko per me shume info

One comment

  1. Shum mir

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

basha-opinion

A do ketë koalicion PD-LSI? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

I ftuar në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, në Televizionin Klan, ...