Rrëfimi tronditës/ Ja si nëna e 3-vjeçares ra pre e trafikantëve nga Fb

prinderitDy prindër nga Cërriku kanë rrëfyer detaje tronditëse në lidhje me vajzën e tyre 24 vjeç, që dyshohet se ka rënë pre e trafikantëve të prostitucionit e drogës.

Prej gjashtë muajsh prindërit kanë humbur çdo kontakt me vajzën e tyre Brikena Beqiri.

24 vjeçarja është nënë e një vajze 3 vjeçare e cila tanimë është nën kujdesin e qendrës së motrave “Nënë Tereza”.

Sipas rrëfimit të prindërse të saj, historia ka nisur nga Facebooku , ku pretendohet se Brikena ka njohur një djalë dhe më pas një femër e panjohur e prezantuar si Lola ka hyrë në shtëpinë e familjes nga Cërriku. Lola dhe Brikena u kanë thënë prindërve të kësaj të fundit se do shkonin në Turqi por kanë përfunduar në Itali.

Ja sesi e rrëfejnë veë historinë prindërit e 24 vjeçares së trafikuar në emsionin “Me zemër të Hapur” në News 24.

Nëna e Brikenës: Ne në fillim na erdhi një femër në shtëpi dy tre herë edhe mbas ca ditësh thotë ime bijë do shkoj te burri im. Moj nënë po ti nuk ke burrë, i thashë,

Kam njohur një person në facebook, më tha. Ndenji rreth një muaj ajo femra, erdhi tha do ikim në Turqi te i shoqi se ka bërë aksident. Kjo femër ikte vinte dhe u paraqit si e afërmja e personit që kishte njohur vajza nga Facebooku. Po ne nuk kishim shpallur fejesë a martesë. Ime bijë thoshte unë me Vladimir Toçin e kam fëmijën. E morën në Turqi kur dolën në Itali. Telefonoi tha që ishte në Itali.

Babai i Brikenës: Ne kë të pyesnim qiellin? Vajza na gënjente. E kam marrë në telefon. Ky është burri im, këtë dua. Tha:Ka bërë aksident. Para një muaji. I thashë: Sa kohë ka i shtruar? Ai s’ishte fare në spital kjo thoshte ka bërë aksident. I thashë shko shikoje njëherë a është ky burrë që do ti apo është ndonjë tjetër.

Pse i thashë lekët e tua më vijnë nga Italia. Ato 600 euro i kam marrë për vajzën, ta rris, ta vesh, ta ushqej. Ne s’e dorëzuam asnjëherë te ata njerëz vajzën.

Para se të lindte vajzën nuk e di çfarë ka bërë. E çova unë në spital që lindi. Tha spitali do e merrni fëmijën? I thashë unë e marr por dua babën e fëmijës. E mashtruan moj zonjë. Vajza iku nga shtëpia dhe ne nuk e dinim me kë shoqërohej

Po bën 8-9 vite që ikte vazhdimisht nga shtëpia. 3 herë në polici denoncim, 3 herë te krimet e rënda Tiranë. Që 18 ikte nga shtëpia, shoqërohej me Lolën, gruaja që u hoq si e afërmja e babait të fëmijës. Thoshte e kam djalë xhaje, piu kafe, më dh 10 mijë lekë. I thashë të bëj një pyetje? Ke burrë? Kam. Po ku rri? Ja andej jashtë Në qoftë se ke burrë do ma sjellësh ta shohë njëherë ? Po tha, do i them.

Mbasi shkoi në Turqi, u martua me këtë Shkëlqim Sharrën po në nuk e dimë a është burri i saj a jo. Tha ky është. Po fëmijën thotë e ka me Fatmir Toçin.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia-tirane

Mbahet peng e masakrohet një person në Tiranë, arrestohet autori

Një person është masakruar me dhunë fizike dhe është mbajtur peng për ...