Rrëfimi njerëzor i Edi Ramës: Lufta me kancerin e djalit tim 11-vite më parë

Politikë

rama-djaliKryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Kongresin e Onkologjisë të organizuar sot Tiranë, ku merrte pjesë edhe ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema.

Duke folur për një sëmundje shumë të rëndë, Rama ka bërë edhe një rrëfim për eksperiencën e tij personale me kancerin. Ai tha se ka kaluar një situatë të rëndë me djalin e tij 11 vite më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam përballur me një situatë të vështirë me kancerin. Kam kaluar situatë të rëndë me djalin. 11 vite më parë luftova me kancerin e djalit tim. Parandalimi është shumë i rëndësishëm”, tha kryeministri.

“11 vjet më parë m’u desh të luftoja një realitet shumë të keq për mua dhe familjen time, pasi mora vesh se djali im ishte i sëmurë me kancer. Mësimet që nxorra nga kjo përvojë transformuese ishte e madhe, por një nga gjërat që m’u desh të provoja në lëkurën time ishte dallimi që bën dija kur kemi të bëjmë me kancerin.

Një dallim që ndryshon në vende të ndryshme. Shqipëria është i mbushur me burime natyrore ose me ato çfarë na dha Zoti (për ata që besojnë në Zot).

Në krahasim me vendet më të zhvilluara, sigurisht që jemi më të pasur. Por çfarë i bën ato më të pasur, është dija e tyre. Kjo lloj mbledhjeje është thelbësore për këtë aspekt, se sjell më shumë dije dhe njohuri” u shpreh kryeministri.

Greg Rama, djali i madh i kryeministrit arriti ta kalojë sëmundjen e tij dhe aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Ai u ndal më tej në përpjekjet për të transformuar vendin dhe shëndetësinë.

“Kongresi i Onkologjisë është një ngjarje e veçantë. Kemi investuar për shërbimet shëndetësore. Po luftojmë problemet që trashëguam”, tha ai.

ME TE LEXUARAT