Përfitojnë nga tërmeti në Itali, tre shqiptarë arratisen nga burgu

burgu-grekTre shqiptarë janë arratisur nga një burg në Itali. Policia italiane bën me dije se ngjarja ka ndodhur në burgun “Rebibbia”, në provincën e Lacios në Romë.

Mediat italiane shkruajnë se nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të shqiptarëve të arratisur, por nga hetimet e para ka rezultuar se ata kishin vetëm pak ditë që ishin në këtë burg.
Ndërkohë policia vendase ka zbuluar se ata kanë përdorur çarçafët për t’u arratisur, një skenar që ende pritet të hetohet nga organet kompetente.

Sipas autoriteteve përkatëse, mbrëmë janë dërguar të dënuar nga burgu i “Camerinos” që u prek nga tërmetet e fuqishme dhe ndoshta shqiptarët kanë përfituar edhe nga kaosi që mund të jetë krijuar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Angli, policët tërheqin zvarrë dy emigrantë shqiptarë

Dy policë në një lavazh makinash në pronësi të një shqiptari në ...