Rozana Radi humb në Greqi, ja kush e shpëton

Showbiz

rozana-radiiKëngëtarja dhe regjisorja shqiptare Rozana Radi ka kaluar një situatë aspak të mirë ndërsa ka qenë duke pushuar në Greqi.

Kush është shofer e di shumë mirë se çdo të thotë të prishet makina në mes të rrugës apo të ngelësh pa karburant dhe më keq akoma në një vend të huaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rozana duke qenë se ka udhëtuar me makinën e saj, papritur i ka mbaruar benzina dhe është gjendur në një vend aspak të njohur larg Selanikut dhe për më tepër karburanti ku mund të furnizonte makinën hapej ditën tjetër.

“Si mund të përfundojë njeriu në Metsovo nga Selaniku? Ku jam o shokë di njeri të më thotë cfarë rruge duhet të ndjek që të kthehem? Këtu qenka një vend turistik benzinata hapet në 8 të mengjesit”, shkruan ajo.

E ndodhur në këtë situatë ajo ka kërkuar ndihmë në Internet dhe për fatin e saj të mirë disa djem nga Selenica e Vlorës kanë gjetur vendndodhjen e saj nëpërmjet fotos dhe kanë shkuar menjëherë për të ndihmuar këngëtaren.

Razana i ka falenderuar publikisht djemtë për gjestin e bërë si dhe ka postuar këtë foto me ta në Instagram duke shprehur gjithë mirënjohjen ndaj tyre.

“Këta djemtë nga Selenica e Vlorës panë postimin tim që kisha mbetur në Metsovo pa benzinë dhe nuk e njihja vendin. Nga foto e gjetën ku isha dhe erdhën për të na ndihmuar. #osamirmeqenshqiptar flm Cuna”, shkruan Rozana.

ME TE LEXUARAT