Futbollisti i Kombëtares nuk ka të ndalur, shënon tjetër gol në Rusi

roshi-rusiOdise Roshi duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë në Rusi me skuadrën e Terek Groznit. Lojtari i kombëtares shqiptare shënoi një eurogol në fundjavë, ndërsa ka arritur të realizojë sërish këtë të mërkurë.

Terek luajti ndaj Salavat Ufa, një ndeshje e vlefshme për Kupën e Rusisë, ku ishte duke humbur, por Roshi arriti të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 53 të ndeshjes, rezultat i cili mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt.

Ndeshja shkoi në shtesë, por as 30 minutat e saj nuk sollën ndryshim të rezultatin dhe u nevojitën 11-metërshat për të përcaktuar ekipin që kalon në fazën tjetër. Dhe për fat të keq për Roshin e Balajn ishte Ufa që kaloi më tej pasi fitoi 3-4 me penallti.

Në këtë takim për Terekun luajti që nga minuta e parë edhe shkodrani Bekim Balaj.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Benzema pranë rekordit, shënon 50 gola

Francezi Karim Benzema ka shënuar golat e 49-të dhe të 50-të në ...