Roney drejt një destinacioni tjetër, ja skuadra fatlume

Sport

UntitledE ardhmja e kapitenit të Mançesterit por edhe e Anglisë duket se është më e pasigurtë se kurrë. Para gazetarëve Mourinjo ka deklaruar se Roney është I paprekshëm por me ndodhitë e fundit tek “djajtë e kuq” gjithçka është vënë në dyshim.

Sajti më i madh Italian “Calciomercato” njofton se destinacioni i ardhshëm i 31-vjeçarit mund të jetë Inter. Vlera e numrit 10 në treg llogaritet tek 30 milionë euro pasi dihen cilësitë e tij por edhe pasha që mbart në ekip. Interi së fundmi ka treguar se me ardhjen e Suning shifra të tilla nuk janë më problem. Më parë për shërbimet e sulmuesit ishin të interesuar edhe kinezët e Shanghai SIPG. Roney atje do të gjente edhe ish trajnerin e Anglisë Goran Eriksson.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në çdo kohë Wayne ka treguar se është tepër luftarak dhe për ambiciet e tij skuadra Italiane duket më e avantazhuara.

ME TE LEXUARAT