Fitoi betejën me kancerin, rikthehet Hajrie Rondi: Më kishte marrë malli!

hajrieAjo është një ndër ikonat e kinematografisë shqiptare. Iu desh të kalonte një periudhë të vështirë në jetën e saj, por në fund doli fituese duke e mposhtuar kancerin. Tashmë, Hajrie Rondi është rikthyer edhe në skenë. Ajo nuk mund t’i thoshte “Jo” rolit të Sanijes në komedinë e Dionis Bubanit, “Tre dhëndurët”.

“Më erdhi në kohën e duhur, në vendin e duhur. Më erdhi në një moment kur njeriu kalon situata të vështira, të rënda, situata shëndetësore apo të tjera. Vendosa dhe thashë po”, tregon Hajrie Rondo, e cila nuk e fsheh se ndien përgjegjësi të madhe të ngjitet në një skenë të kryeqytetit. “Ishte mall, emocion, akumulim dhe përgjegjësi”, vijon ajo. Këmbëngulja e regjisores Sonila Kapedani, puna e drejtores së Teatrit të Metropolit dhe atmosfera e krijuar gjatë periudhës së provave u kthye në një terapi për të, shkruan “Panorama”.

Kliko per me shume info

“Gjeta ekipin e duhur, njerëz dashamirës që më mbështetën dhe amortizuan problemet e mia. Pashë që në këtë institucion punohet dhe dinjitetin ta jep puna, dhe unë njerëzit e punës i dua dhe i respektoj. Pashë një drejtoreshë tjetër jo nga ato tipiket, puna e saj është maratonë. Më janë krijuar kushtet dhe më është lehtësuar puna. Gjithashtu, edhe një regjisore të talentuar, kërkuese, punëtore dhe bashkëpunuese të mire”, përfundon Hajrie Rondo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here