Roberto Carlos i bindur: Ky futbollist e fiton “Topin e Artë”

roberto-carlosRoberto Carlos është i bindur se Cristiano Ronaldo do ta fitojë në janar çmimin “Topi i Artë” për të katërtën herë.

Kjo është bindje për ish-mbrojtësin e famshëm brazilian, që ka luajtur në kulmin e karrierës te Real Madridi, aq sa thotë me shaka se “portugezi e ka tashmë trofeun e “Topit të Artë” në shtëpi, por ende nuk i ka thënë askujt”.

Braziliani është ndalur pak edhe në startin jo fort pozitiv të CR7 në këtë sezon, duke shtuar: “Ronaldo ka marrë një kohë për t’u kthyer i njëjti, pasi lëndimit të gjurit. Jam i bindur se tani e tutje do të shohim Cristiano që njohim të gjithë, i njëjti që ka fituar Kampionatin Evropian me Portugalinë.”

Të rikujtojmëse Leo Messi e ka fituar 5 herë këtë trofe (2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2015), ndërsa Cristiano Ronaldo tri herë (2008, 2013 dhe 2014).

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

balotelli

Një milion paund për Balotellin, që…të mos pështyjë kundërshtarin

Në kontratën e Mario Balotellit, me Liverpulin ekzistonte një klauzolë që shpërblente ...