Reagon Robert Aliaj: Copëtuesi i vërtetë i Shqiponjës nuk jam unë

bert-aliajKush mendon që shprehja e lirë është e rrezikshme, duke mos e kuptuar atë si një pjesë integrale të lirisë në vetvete, drejt vetë- shprehjes dhe vetë-realizimit, eshte padyshim pergjegjes per masakren qe i eshte bere kombit shqiptar, eshte pergjegjes per copetimin e shqiponjes, per percarjen ne kater shtete te kombit tone. Une vetem e pikturova ate. Zgjohuni.

Kur katër nazistë ss zbarkuan ne studion e Pikasos, per ti kerkuar llogari se kush e kishte bere “Masakren e Guernikës”, ai me kurajo ju pergjigj: juve zoterinj.
As masakrën e Sebrenices te cilen une e kam pikturuar, e kane bere Serbët.
Por ketu une dua tju jap nje pergjigje turrmes se tallavaisteve dhe pseudo celebriteteve vanitoze qe ju shkon goja tek veshet kur i therrasim vip, patetikeve te gjithe formave nga me te shemtuarat, analfabeteve.

Qe: Ajo qe ndodhi ne “dance with me” tregon qe figurat publike dhe celebritetet në përgjithësi pa dashur ta ekzagjeroj, jane kategoria me e pështirë dhe e korruptuar e shoqërise shqiptare. Me patetikja. Kjo specie nuk eshte perfshire asnjëhere ne ngjarjet e medha dhe vështirësitë qe ka kaluar Shqiperia, eshte specia më hileqare e oportuniste qe ekziston. Qe sa here e ndjen detyrimin e perfshirjes ne perkrahje te interesave publike thote: nuk merrem me ksi gjojnash, shof punen time. Që nuk e kupton detyrimin e përfshirjes në çështje publike.

Kjo kategori delirantësh egoistë janë të fiksuar pas praktikave jo etike qe eklipsojne interesat publike. Bejnë selfie edhe në tualetë. Ekspozimi i vetëvetes dhe i seksualitetit te tyre, pozimi si imbecilër dhe postimi i fotove intime ne rrjet, ka corientuar shijet dhe interesat estetike të publikut, i cili për hir të së vërtetës nuk di çfarë kerkon. Dhe ketu lind keqkuptimi me mua qe e perplas te verteten ne sy.

robert-aliajAta ënderrojnë mitingjet politike pa dallim. Deklarojnë se gjithshka e bejnë per publikun, hiqen si patriotë, këndojnë këngë nacionaliste pa shije, por refuzojne te prononcohen publikisht në interes të publikut. Nuk duan të rrezikojnë thonë ata. Diafragma e tyre nuk hapet me teper se harku, figure publike – zyre publike. Bythlëpires dhe servile autoritetesh. Marrëdhënia natyrale simbiotike e tyre me mediat ka influencuar për ta përshtatur figurën politike gjithnjë e më shumë me imazhin politik të portretizuar në televizion. Nëpërmjet një procesi kuazi – darvinist, ngjarjet mediake, skandalet, sensacionet dhe format e tjera të politikës ordinere si lloj argëtimi dominojnë, duke e transformuar kuptimin e vërtetë të diskursit publik.

Mjafton frika e tyre për tu prononcuar ne lidhje me korrupsionin, për të kuptuar personalitetin e cunguar dhe sa e meritojnë ata respektin e puplikut.
Dua t’ju lehtësoj pak barrën, dua t’ju them se të jesh kundër korrupsionit nuk nënkupton përfshirjen ne politikë, as nuk bëhesh armik i qeverisë, përkundrazi, nga lëpirash mund të bëhesh një mjet efikas dhe mbështetës për pushtetin dhe mbrojten e interesave kombëtare e publike.

Liria e shprehjes është jetike, dhe shumë shpesh e pambrojtur kundër fanatizmit dhe tiranisë së paragjykimit, kjo është e vërtetë. Prandaj amplifikimi i injorances pa kriter nëpër media e çnderon mendimin e lire. RROFTE SHQIPERIA E SHQIPETAREVE

Shenimi i sotem:
Patriotizëm vs Pseudo Patriotizëm ose “Patriotizmi Instant”

U desh një denoncim i realitetit të degraduar, nje shprehje e shqetësimit qytetar, artistik, një demostrim i të drejtës sime morale fondamentale, atë i të qënit i lirë, për te kritikuar masakren, përcarjen, mashtrimin, pabesine që kemi ndertuar ne keto 26 vjet, që të çirren maskat e patriotizmit një perdorimsh, patriotizmit instant. Pseudo Patriotizmit, që provokohet nga patriotizmi i vërtetë dhe jo nga litari që ka në fyt.
Pseudo patriotët janë njerëz që përdorin patriotizmin si një mjet për të shtypur zërat e lirë. Në të vërtetë, qëndrimi jokritik, pa mënd, verbërisht dogmatik nën maskën e patriotizmit është mentaliteti më jopatriotik i imagjinueshëm.
Patriotizmi instant është një supersticion i krijuar artificialisht dhe mbahet përmes një rrjeti gënjeshtrash dhe falsiteti, një paragjykim që i vjedh njeriut vetë-respektin dhe dinjitetin e tij, dhe amplifikon arrogancën dhe mendjemadhësinë absurde.
Pseudo Patriotizmi është dobësi morale që na frenon të shprehim ate që mendojmë, ajo është po aq e rrezikshme sa veprimi i papërgjegjshem.
Të mbështetësh të drejtën, kur ajo perceptohet si e papëlqyeshme, është një test i vërtetë i integritetit moral, dhe kjo vret vulgun.
Kush janë patriotë të vërtetë, valëvitësit e flamurit apo thyesit e flamurit? Përgjigja varet nga konteksti dhe situata. Sepse patriotizëm i vërtetë do të thotë të menduarit në mënyrë kritike dhe të vepruarit me ndershëri pamvarësisht kostos
Nëse ju nuk mund të respektoni të drejtën e mospajtimit atëherë ju jeni nuk Patriot zotërinj krenarë,

Po për cfarë kjo krenari?

QE EKSPORTOJME DROGE?
QE NUK PRODHOJME ASGJE?
QE EKSPORTOJME PROSTITUCION?
QE SHESIM MOTRAT DHE NENAT TONA PER PARA?
PER KRIMINALITETIN?
PER KORRUPSIONIN?
PER PARAZITIZMIN?
PER BESEN E SHQIPTARIT QE I KENDOJME NATE E DITE?
APO PER PABESINE?
QE JEMI SHTETI ME I VARFER NE EVROPE?
QE GATI 1 MILON JANE GREKEZUAR, JANE PAGEZUAR GREKE, PROSTITUUAR, KANE NDERRUAR EDHE MBIEMRIN DHE VINE ME BEJNE MUA LEKSIONE PATRIOTIZMI?
PER PAPUNESINE TE JEMI KRENAR?
QE DUAM TE GJITHE TE ZHDUKEMI NGA KETU?
QE JEMI KOKEULUR, TE NENSHTRUAR?
QE PO NA MBYSIN PSEUDO ARTISTE, ZBAVITES ETC TE CILET I BEJNE OPOZITE ARTIT TE VERTET DHE JO POLITIKES, NGA SPIUNE NE DIKTATURE NE SERVILE TE TE GJITHE PUSHTETEVE?
KUR VJEN PUNA TEK FLAMURI, PERDHOSJA ME E MADHE NE HISTORINE E KOMBIT SHQIPTAR ESHTE KRYER TASHME, TEME E GJATE KJO DHE NUK PO FOKUSOHEM KETU PER MOMENTIN, KOMB I SHQYER. FAJI ESHTE I IMI.

Është ky vërtetë drejtimi që kërkon të marrë shoqëria jonë.
Patriotizmi i vërtetë nuk është e thjesht xhaketa apo kravata juaj e kuqe, as kënga e xhamadanit qe shpërthen nga xhamat e makinave luksoze me të ardhura prostitucioni, droge, kriminaliteti, joo, Patriotizmi i vërtetë kushton diçka zotërinj. Kushton më tepër se liria.
Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetë kombi. Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk ben pakte me djallin, nuk vjedh vëndin e tij, etj etj etj.
Refreni i Patriotizmit të vërtetë nuk është vetëm “O sa mirë me qënë shqiptar”, por edhe “Zoti na bekoftë ne humanët” E thënë thjesht, Patrioti i vërtetë e do vendin e tij jo të izoluar, por si anëtar dhe pjesëtar dinjitoz i një komuniteti global.
Po. Ky është vizioni im për një shoqëri të lirë, sepse kur një komb i tërë ulëret histerikisht me një patriotizëm të zhurmshëm, unë instiktivisht mendoj pastërtinë e duarve, xhepave dhe zemrës së tyre.
Këtu dua tju kujtoj sharlatanëve të të gjitha ngjyrave që:
Ky pseudo patriotizmi juaj është streha më e poshtër dhe e fundit e mundur. Mospajtimi me realitetin e korruptuar, rebelimi, dhe të gjitha ferret e vetëdijes mbeten detyra e vërtetë e patriotëve. Unë insistoj në të drejtën time për të kritikuar përjetësisht.
Faji është i imi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

manjani-opinion

Manjani për krimin në Fier: Ngjarja kapërcen kufijtë njerëzorë!

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ...