Ristani: Rama bën si lac, që t’u hyjë në zemër të fortëve!

Politikë

Arben-Ristani20janar-380x290Sjellja e Edi Ramës në Kuvend do të jetë një nga arsyet e bojkotit nga opozita.

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, thotë se Rama e ka kthyer Kuvendin në një strehë të krimit dhe me sjelljen e tij kërkon t’u hyjë në zemër të fortëve me të cilët shoqërohet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Ristani shprehet:

“Parlamenti ka humbur çdo lloj legjitimiteti. Më e rënda është se po bjerret çdo ditë edhe serioziteti. Qytetarët janë të detyruar të dëgjojnë Edi Ramën, me fjalorin e tij vulgar e seksist. Një fjalor rruge, që shan e fyen këdo që i vë në dukje dështimet e tij, pasi s’ka asnjë argument të faktojë të kundërtën. Mazhoranca e ka kthyer Parlamentin në noter të akteve korruptive të Edi Ramës, siç ishte ligji i mbetjeve, për të cilin edhe pse u betua se kurrë nuk do ta lejonte, tani e mbron me pasionin më të madh. Nga arenë e debatit qytetar, Edi Rama e ka kthyer këtë parlament në një strehë të krimit, të biznesmenëve klientë, me të cilët ndan paratë e buxhetit të shtetit dhe përmes vendimeve të tij antiligjore kërkon të kontrollojë të gjitha hallkat e pushtetit, siç bëri edhe me ligjet e drejtësisë, pasi humbi betejën kushtetuese. Njerëzit zakonisht e mbyllin jetën publike atje ku e kanë filluar. Edhe Edi Rama po kthehet si dikur, një gastor pa shije, një njeri që kërkon me çdo kusht të sillet si lac dhe t’i hyjë në zemër të fortëve që mbledh përreth. Por ne nuk mund ta shoqërojmë Ramën në aktin e fundit të degradimit të tij. Bojkoti, braktisja përfundimtare e këtij parlamenti është një opsion, i cili për mendimin tim, duhet të zbatohet sa më parë. Ai institucion nuk po prodhon asnjë të mirë për qytetarët”.

ME TE LEXUARAT