Kjo është rezidenca e re e yllit të Barcelonës!

rezidenca-neymarNuk ka rëndësi se si ke qenë, por si je. Kjo shprehje vlen më shumë se kurdoherë për yllin Neymar, i cili po kalon vitet më të bukura të jetës. Me helipad, pishinë, fushë tenisi, gjashtë apartamente dhe një mol, rezidenca e re e sulmuesit të Barcelonës në Rio de Janeiro duket se ka gjithçka që mund të imagjinohet.

E vendosur në Portobello, afërsisht një orë larg qytetit, prona mbulon një sipërfaqe 6,265 metra katrorë. Epo, pse jo? Ai është i madhi Neymar, një nga futbollistët më të paguar në botë, ai i cili me imazhin e tij arkëton fitime marramendëse nga marketingu. Siç raporton prestigjiozja braziliane “O Globo“, kjo është vetëm prona e fundit e shtuar në koleksionin e jashtëzakonshëm të 24-vjeçarit, i cili gjithashtu ka siguruar edhe një jaht 25 metra të gjatë, me vlerë 3.5 milionë euro, pa harruar edhe një avion privat (4 milionë euro).

Neymar po shijon të gjitha lukset, me bazë talentin e tij të rrallë, që sot i ka dhënë famë në gjithë botën. Marka e tij është një histori domethënëse suksesi, se si ta nisësh gjithçka nga zeroja, në varfëri absolute, dhe brenda disa vitesh të jesh pjesë e elitës së futbollistëve botërorë, bashkë me yjet Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

catiaa

Gruaja zbulon diçka të tmerrshme në papafingo….!

E kërkonte nipin prej 2 vitesh dhe gjëja e fundit që i ...