Resorti turistik në Antalia humb madhështinë, goditet nga predhat

Soft
Resorti turistik në Antalia humb madhështinë, goditet nga predhat

Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve turke, “Dogan”, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Ata thanë se një resort në jug të Antalias ishte goditur me dy predha nga një zonë malore, në një autostradë midis qyteti të Antalias dhe Kemerit rreth orës 10:30 të mëngjesit të ditës së sotme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ambulanca dhe policia kishin mbërritur menjëherë në vendngjarje. Autoritetet e Antalias lëshuan një deklaratë ku thonin: “Mëngjesin e sotëm në orën 10:30, ndodhi një shpërthim në Antalia, Turqi, në qendrën e peshkimit Çalticak. Shkaku i sulmit është duke u hetuar”.

Motivet e sulmit vazhdojnë të mbeten të paditura. Muajt e fundit, Turqia ka qenë shënjestra e një sërë sulmesh nga Isis dhe separatistët Kurdë./klan

ME TE LEXUARAT