“Rrotë sallami, sadist…i bie nga mbrapa”, ja replikat mes Ramës, Topallit e Nokës në Kuvend

kuvend2016Tema e universiteteve është bërë shkak për debat mes opozitës dhe mazhorancës në seancën e sotme plenare të Kuvendit. Nga foltorja, Kryeministri Edi Rama e quajti të suksesshëm sistemin e përzgjedhjes së studentëve dhe akuzoi opozitën se kishte ngritur një sistem për ngelësit.

Gjatë diskutimeve ka replikuar edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila theksoi se maturantët më të mirë shkuan në universitetet private që janë në shërbim të kryeministrit.

Nuk munguan as batutat. Rama i tha Topallit se tani konkurronte vetëm Tinka Kurtin, pasi PD-në ia kishte marrë Luli. Nga ana e saj, Topalli tha se po të ishte për të, kryeministri duhej rrëzuar.

Edhe Flamur Noka i PD-së nuk la pa ironizuar kreun e qeverisë, e fjalori i sotëm ishte mjaft i pasuruar me fjalë të tipit ‘sallam, sadist’, etj.

REPLIKAT

Topalli

Vulgarizim, vjen në parlamentit për të hequr vëmendjen nga problemet e vendit. Nëse do ishte për mua do të sillja njerëzit para Kryeministrisë për të të rrëzuar, je vulg e sadist. Universiteti në Francë, Vienë e Milano ka javë e muaj që ka nisur. Sot vendet bosh në universitetet tona nuk janë zënë, pasi i ke mbajtur studentët në ankth, panik e frikë për të mos shkuar në degën që duan ata kanë shkuar në universitetet private që të shërbejnë ty si zvarranikë.

Rama

Kuotat e vëna në dispozicion nga universitet publike do të jenë deri në fund në dispozicion dhe do të plotësohen me përjashtim të rasteve kur vetë maturantët do të refuzojnë e ajo që po ndodh është pikërisht kjo. herën tjetër ishte Jozefina duke qarë, me foton e një vajze që po të lajmëroj Jozefinë e ka fitue ajo shkollën, mos u nxitoni se pas pak ditësh do të shikoni se çfarë ndryshimi thelbësor ka ndodhur dhe çfarë cilësie është garantuar në gjithë këtë proces për shkak të raundeve dhe filtrit që bëhet nga sistemi.

Do bjerë në tokë si ju bien ju zakonisht gjithë hardhitë me rrush gënjeshtrat që mbillni këtu edhe pretendimi që sistemi u ndërtuar që njerëzit të shkojnë te privati. Publiket do i plotësojnë kuotat e tyre privatët jo, e ne nuk do hapim rrugë për të bërë një proces, nga ato që i mësuat ju njerëzit, procesi do mbarojë, shkolla do fillojë, jeni njerëz interesantë shumë, dilni e flisni se ka akoma disa ditë për të plotësuar gjithë kuotat, ndërkohë që kur qeverisnit ju fillonin fakultetet me 70 veta e në janar shkonin 150 vetë. Ju jeni partia e ngelësve, nuk keni lidhje ju me sistemin që duhet ta përfaqësonit ju të parët, Partia Demokratike e dalë nga klithma e duam vendin si Europa, ju dhatë iluzionin e Evropës duke ju krijuar shtigje të paimagjinueshme që nga ndërtimet në Lanë ku Saliu tha është lumi që lidh Shqipërinë me Zvicrën, te piramidat me Suden dhe Vehbiun e Saliun e te sistemi universitar. E njëjta filozofi, kurse e jona është tjetër dhe e themi hapur, po, sistemi nuk kalon nga kioska e dajës dhe diplomat nuk janë qoftet e dajës, mbaruan dhe daja është te Shqupi nuk jep dot më qofte.

Rama reagon pas ndërhyrjes së deputetit Noka

Flamur, mos u merr me ndërhyrjet e.. Flamur ti detyrën e ke të tundesh mbi kanabis, s’ke lidhje ti me sistemin universitar kështu që vazhdo tund flamurin, valëvitu mbi kanabis, se meqë ma the se s’ishe prezent po të them ata që do mbeten me kuota të paplotësuara do jenë pikërisht privatët. Valëvitu mbi kanabis, mos u merr me çështje të tjera se as t’i kanë ngarkuar ty as nuk i mban dot, tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis dhe kujdes se po ju shtohen njerëzit që do hanë përsheshin tuaj dhe luftoni fort për të ngrënë me lugën e Saliut se s’ka lugë për të gjithë ai.

Rama për Jozefina Topallin 

Jozefinë, ti je nga figurat e pakta këtu që ke një autoritet global edhe flet në mënyrë globale, Roma Milano, Vjena, Pekinin herës tjetër ke bërë diplomaci parlamentare dhe je e vetmja kryetare Kuvendi pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë me miljet më të shumta, do udhëtosh falas gjithë jetën. Më thuaj kur fillonte universiteti në Tiranën tënde dhe të Saliut. Bëji një telefon Saliut dhe të thotë ai që niste në të njëjtën kohë dhe ndryshimi është që nis njësoj, por historia e regjistrimit nuk vazhdon deri në janar. Përmenda dy fjalë kazan dhe përshesh, më kujton fjalorin ti që rrobave të tjerëve u ke thënë zhele. Unë ia kam thënë kreut të grupit të partisë tënde, dhe ai vetë e ka pranuar në heshtje që ha përshesh, nëse ju hani përshesh dhe doni që tu quhet antipaste te SHQUP-i, para se të vini këtu, puna juaj, por që fjalën përshesh ta fusni te fjalët që ju shqetësojnë është e padrejtë. E të thashë jepini forca se po ju shtohen ata që duan të hanë te përsheshi juaj.

Topalli

Po është e vërtetë, kam dalë me foton e asaj vajzës, se ishte përqafësimi i një grupi studentësh me të cilët ti ke abuzuar emocionalisht. Ti vazhdon me një gjuhë që jo Kryeministri, por as deputeti më i fundit në radhë nuk duhet ta përdorë, je vulgar dhe banal. Ajo që po të them është se sot një vit ti nuk do jesh këtu. Kaq mbaji shënim.

Reagimi i Nokës

Sot nuk ishte koha të hante përshesh kryeministri në kazan. Ndërkohë që në Fushë Krujë nxënësit e një shkolle…qesh qesh. Nuk ishte tym cigareje por ka dyshim që u konsumua hashash në shkollë. Ky kryeministër në vend që të shqetësohet për këtë na vjen këtu e flet për përshesh e për kazan. Po qe ashtu jepi një rrotë sallami e të mbyllë gojën.

Rama: Po e marr nga mbrapa, nga Flamuri, Flamur po i bie që këtej.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

berisha-kuvend

Berisha sulmon misionin “Euralius”: Akt mafioz me Ramën, manipuluan përkthimin e Vettingut

Ish-kryeministri Berisha ka hedhura akuza për kreun e qeverisë, Edi Ramën se ...