Real Madrid fiton dhe rimerr kreun e La Ligas

Real Madrid fiton jo pa vështirësi në shtëpi përballë Ath Bilbaos. “Los Blancos” ka triumfuar me rezultatin 2-1 duke rimarrë në këtë mënyrë kreun e La Ligas me 21 pikë të grumbulluar 1 më pak se Sevilla e vendit të dytë.

Fillimisht në minutën e 7’ ishte Karim Benzema ai i cili u tregua i saktë përballë portierit kundërshtar.

All Goals HD – Real Madrid 2-1 Ath Bilbao – 23… by Match-Interview
Vetëm 20 minuta ka zgjatur gëzimi i Real Madridit pasi skuadra e Ath Bilbao ka barazuar rezultatin në 1-1 në “Santiago Bernabeu”. Në minutën e 27 ishte Sabin ai i cili përfitoi nga një rrëmujë në zonën kundërshtare.

Kliko per me shume info

Pas shumë rasteve të pastra të shpërdoruara të besuarit e Zinedine Zidanes kanë kaluar në avantazh pasi në minutën e 82’ ishte Alvaro Morata ai i cili vulosi rezultatin përfundimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.