Reagimi i ashpër i Robert Aliaj: Ja pse e vendosa maskën në “Dance With Me”

bert-aliajjRobert Aliaj u kritikua shumë për flamurin e deformuar që paraqiti javën e kaluar tek spektakli, duke e detyruar Nard Ndokën që ta vishte bluzën më shqiponjën që të gjithë e quajtën me motive “naziste”.

Të hënën në mbrëmje, Aliaj doli në skenën e spektaklit “Dance With Me” me një maskë, të cilën nuk e hoqi për më shumë se një orë.

Ndonëse u mundua të shpjegonte arsyen e vendosjes së maskës, Aliaj nuk dëgjohej mirë dhe pak kush e ka kuptuar qëllimin e tij shkruan LajmiFundit.al.

Ai ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social Instagram ku shkruan se pse doli me maskë përpara publikut.

Reagimi i plote:
“Hypocrisy in Hypocrisy
Arratisja ka qene vetevrasje ne diktature, Edhe vetem ta mendoje ishte vdekje e garantuar. Paradoksalisht sot qe jemi krejtesisht te lire, e megjithate, arratisja nga korrnizat e mediokritetit po rezulton akoma me e veshtire.
Maska ime mbreme ne “Dance with me” konsistonte krejtesisht ne te kunderten, Nga nje njeri i lire me mendime liberale dhe krejtesisht antikonformiste, une doja ta shikoja realitetin nga perspektiva e nje artisti te cilat gjerat i jane percaktuar me pare, dhe ai i shkreti sjelljen e tij e ka te kondicionuar brenda kornizave qe ai ja ka percaktuar vetes.
Doja te fshihja nje pjese te personalitetit tim, ta shkerdheja ose te zhgenjeja cilindoqofte, ose tja perplasja ne fytyre kujtdo qe fsheh ndjenjat e verteta mbas nje shprehje fallco. Kaq per momentin..”/LajmiFundit.al/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. Edhe kafshet kan norma, ku di ti cilat jan ndienjat e verteta, shko mbush hunded me pluhur, laro, te duket vetja superior se ve mask ti je i shitur o pler, te dish per ndienjat dhe natyren e njeriut duhet te kesh dokroratur ne psikologji dhe sociologji, ti pler ske asnje nga keto dhe boll bere si tip i zgjut pa lidhje, maskarenj si ty sduhet te kalojn asnje minut ne televizion, ku helmojn breza te ter me maskaralleqe, ti je sinonimi mashkull i Kim Kardashia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Xhensila e “Big Brother” nuk është vetëm, zbulon lidhjen e saj

Ajo është një nga ish konkurentet në shoë-n Big Brother 8 që ...